top of page

Prishtina Biennale x Engjell Berisha Jr.

V: Okej Engjëll, a mundesh të na tregosh diçka rreth ndotjes akustike, çka po mendon ti?

E: Ndotja akustike? Kurrë s'është e mirë, po edhe pa të s'bën. Kohëve të fundit që më ka ra të
kem kështu eksperienca me ndotje akustike, më shumë kam qenë në kontekst të banimit,
domethënë jeton në një vend specifik dhe mandej çka ka për rreth, pa e ndotë, pa krijuar pak
ndotje akustike, nuk e len. Për shembull lokale, unë për një kohë jetoj në Dragodan edhe dy prej
pikave kryesore që bëjnë ndotje akustike janë këto si clubs që hapen anash. Për shembull një
herë gjatë verës ka parë diçka open air diçka club, ajo për shembull deri në ora një të natës ka
ditë të vazhdoj. Shumicën e rasteve, menoj që pika e problemit, në këtë kontekst, problemi
kryesor është te basi. Nuk e ke shumë izolimin e mirë, dhe ti zakonisht këto që janë këtu të lartat
e të mesmet, nuk degjohen aq shumë gjithsej në distanca të largëta, por çka din të krijoj më
shumë problem është basi, për shkak që është një formë më shumë të vibrimit. Vërej që dritaret
pak dridhen, ose muret pak, ajo është një prej pikave.
Po për shembull, tani e kam në anën tjetër stadiumin anash. Stadiumi kur ka lojë deri në ora 11,
bile deri në ora 12 ke sirena. Po ajo është pak më e rrallë dhe është njëfarë të themi euforia e
lojës, edhe prapë është diçka shumë kolektive. Ajo nuk është aq që- po mendoj, di të shkakton
problem, të pengon, s'ka shansë pa të penguar- por e kupton arsyen pse po ekziston, për dallim
prej një club që është tepër në afërsi të qytetit dhe shkakton zhurmë shumë të madhe. Normal
gjithmonë këto opsione, për të shkuar nga Fushë Kosova, Vetërnikut, janë shumë të
mirëseardhura.

V: A mundesh të na tregosh pak a shumë si përfshihet ndotja akustike në lëminë tënde, në
profesionin tënd, në përditshmërinë tënde profesionale?

E: Unë si producent i ekspozitave, ose bienaleve, shumë raste e kemi këtë punën- mos to themi
tani ndotje akustike detyrimisht- po është për shembull ke video në disa hapësira brenda
galerisë, edhe tani mënyra si ti balancosh që të dëgjohet secila në mënyrën më të mirë, të gjitha
të izolohen është pak vështirë. Por shumicën e rasteve çka bën ti, janë përdorur për shembull
perde, për tu munduar të ndalosh që mos të kalon zëri prej dhomës në dhomë, po të dëgjohet sa
më shumë...

V: Çfarë perde zakonisht përdoren, më duket janë specifike?

E: Po, tash për momentin, ia paskam emrin të të tregoj drejt, po ideja e tyre çka është që janë
gati identike me perdet normale, por e kan një film të plastikës përbrenda qepjes, e cila nuk e
lejon atë zërin të kalon nëpërmjet fibrave. E krijon goxha njëfarë ndalese. Të paktën e kthen
zërin. Ky normal është problem strukturor i objekteve, në parim po është më shumë me pasë
izolime të cilat edhe ndihmojnë të dëgjohet zëri shumë më mirë. Për shembull, në galeri
kombëtare janë disa dhoma që kanë problem pak me eho për shkak të mureve si janë të
ndërtuara, edhe në jetën kohë nuk kanë ndonje izolimi që mundet ti ndihmojë dhomës, ta kthej
zërin më mirë edhe ajo ma gjithmonë ndikon edhe në kualitetin e zërit. Për shembull, në dhomat
që s'janë të rregulluara akustikisht si duhet, problemi numër një është basi dëgjohet shumë më
shumë se sa duhet. Kur dëgjohet basi, nëse ke dialog, gjithmonë bie poshtë dialogu. Shumë herë
ke video që e kanë dialogun shumë të paqartë edhe ti tani për të bërë atë rregullim zakonisht
mundohesh në miksetë ose kur je duke e edituar audio-videos paraprakisht mundohesh ato i
pak ti kompensosh atë problemin që e ke. Po në gjeneral, e gjithmonë është ekzistues, përderisa
nuk janë kushtet krejt ideale. Për shembull një artist ka thënë kur ka ardhur "Zëri është mirë
larlt, por është një moment kur dëgjohet lapsi duke shkruajtur edhe ajo nuk dëgjohet mirë."
Momentin që e rritja të dëgjohet ajo mirë, dhomat tjera pësojshin. Është njëfarë dinamike mes
çka- normal gjithmonë që në këto situata është edhe kompromisi, duhet me të bëhet
kompromis- po është interesant në hapësira si kemi rregulluar punën e zërit ose si kemi
menaxhuar në hapësira të brendshme sa më shumë pajisjet si perdet të parat, edhe altoparlantat
e mirë. Për shembull, ke altoparlanta të firmës, shumë që janë të shpërndara të JBL.
JBLi e ka një tendencë të ketë shumë a shumë bas, se i përshtatet muzikave që janë
përshembulla, EDM edhe hip-hop. Njësoj i kan edhe ndëgjuset etj. Janë disa brende specifikisht
që e rrisin basin për shkak që gjeneral, njerëzit dëgjojnë muzika që ju përshtatet basi të jetë më i
lartë, më thumbues. E tani ke brende të cilat... për shembull i kemi disa altoparlant në galeri të
firmës Geneleci, janë tepër profesionale, po mbi të gjithave e kanë zërin shumë të qartë, e në ato
raste preferoj kur ka dialog ose diçka që duhet të dëgjohet më shumë, më qartë, preferoj ti
përdorë ato. Fatkeqësisht nuk kemi shumë pajisje të tilla, edhe duhet ta bëjmë njëfarë miksi- por
në raste më të ndishme e bëjmë kombinime. Ose ke raste, kur kam qenë producent e
Bienalja e Venedikut në 2019, ekspozita e artit që ka qenë atëherë me Alban Mujën, "Family
Album" është quajt pavijoni i Kosovës atje... një prej pikave i kemi pas me një hapësirë të vetme
tri video. Tani kur janë tri video, ato raste zakonisht lëshojnë zë dhe bëhet pak më kërsh. Ato
raste çka kemi përdorë është shower speakers.

V: Shower speakers?

E: Po, shower speakers janë altoparlant, të cilët vendosen prej lartë dhe e kanë fokusin posht, jo
drejt nga salla, po nga toka. Ato çka dinë të bëjnë, është që mundet me ushtu edhe kanë si sfera
të plastikës që edhe ekstra e fokusojnë zërin.
E shihnim që një efekt shumë i mirë që del ishte që ti në të njëjtën kohë edhe po mundohesh të
gjesh qendrën, për shembull, kjo është qendra e videos dhe pika ideale prej të cilës mundesh me
pa videon. Edhe atë qendrën ti e ndjek nëpërmjet audios, se e sheh tani më mirë e më qartë duke
u afruar. Sado që dëgjoheshin prap njëra me tjetrën, ti kur ishe në pikën ideale, përfundi
altoparlantit, ajo dëgjohej shumë mirë. Tash gjithmonë ka forma të ndryshme që cilat munden
me të zgjidhen këto probleme, nuk janë gjithë të lehta, por ka në si raste, po fas ka puna e
realizimit të ekspozitave- kur ke mundësi të kesh si pajisje është gjithmonë e mirëseardhur. për
shkak se edhe mund të degjohet qartë, edhe më mirë, edhe po mendoj ka të tilla efekte të
ndryshme.

V: Sa interesant! Kur jemi te ekspozita, desha të pyes a ekziston ndonjë rregullore ose
diçka që kur kemi për shembull videoinstallacion ku të tregon ty deri në sa decibel duhesh
me lëshu zërin e videos apo varësisht prej punës si kërkohet?

E: S'besoj që e masin gjithë me decibel.
Ideja është që kur do të bësh një video në parim artisti ose artistja, mundem të të thotë "Video
duhet me qenë me zë të lartë" apo ose më të ulët ose në gjeneral e një mesatare derisa e dëgjon ti
qartë. Duhesh të jesh ti referenca, si person që je duke e rregulluar. A po e dëgjon mirë si duhet,
qoftë nëse ka dialog ose nëse është muzikë? Po përndryshe, ti çka bën dhe e rregullon me
tënden, edhe mandej vjen personi adekuat për shembull, artisti, artistja... i cili e bënë
konfirmimin, thotë: Okej, në rregull është, po ndëgjohet shumë mirë. Por çka duhet me u marrë
parasysh, gjithë është kur ka hapje ka shumë njerëz, ai nivel duhet të ngritet.
Në hapje din të krijon pak problem, është shumë më vështirë të rregullohet, me gjetë njëfarë
mesi. Po sido që të jetë, ti e rregullon edhe atë, për shembull e shton për 20%l zërin të paktën se
ke nevojë. Kur ka njerëz folin njëri me tjetrin, zërat e ndali njëra-tjetrën, si të themi i bëjnë luftë
njëra-tjetrës, edhe mandej...

V: E përmende që ke qenë edhe shumë herë në Venecia Bienale si staf. Do të doja të dija më
shumë rreth provojës tënde personale si Engjëll, në momentin që ke dal jashtë Kosovës
dhe brenda në Kosovë- ajo diferenca mes kësaj ndotjes akustike si është a ke vërejtur diçka
rreth kësaj.

E: Në kontekts prapë po më duhet me u kthy te pajisjet, apo? Ne në Kosovë e kemi rrallë një
problem kryesor, kur vjen puna te pajisjet. Arsyeja pse po përmend këtë është që
për shembull galeria çkado nëse do me prezantu diçka, 99% të rasteve duhet ti ketë pajisjet e
veta. Qoftë i blen ose i ka veç përbrenda. Kurse jashtë, kur je duke punuar me ekspozita, ose në
Venedik ose kudo në botë, zakonisht ke kompani të profilizuara që i lëshojnë me qira pajisjet
dhe bëjnë instalimin edhe krejt ato që aty të nevojiten. Në shumicën prej rasteve ata kanë qasje
në sasi tepër të madhe të pajisjeve që munden ti përshtaten çfarëdo konteksti.
Një rast, për shembull në galeri nuk kemi surround speakers, surround sistem, zakonisht i kemi
stereo që kryen punë, por për shembull, kur ka hapësirë, dhoma më të mëdhaja to duhesh me
një pikë të caktuar ti lëshosh altoparlantat më lart që të dëgjohet më shumë në dhomë. Tani ke
për ta pasur zërin ndryshe prej pikës A deri B, prej fillimit të sallës deri në fund të sallës. Nëse
merr surround speakers i ke të shpërndara më gjërë, edhe ato i lëshon me zërim më të ulët, edhe
normalizohet salla edhe tingëllon si me qenë me një zë normal me një hapësirë krejt i
shpërndarë.
Tash, kur ke të me blesh speakers surround system, më së pari, është problem që shumicën e
rasteve e shoh që edhe pajisjet që vijnë, po mendoj vetë files, audios kur vijnë, nuk janë të
komponuara për surround, janë stero. Atë ndarje duhesh ta bësh, nëse ke pesë kanale i ndan dy i
bën left and right, majtas dhe djathtas, njëra të metë si- s'di a mundesh ta fiksosh si qendër, po
duhesh ta zgjedhësh a është majtas, djathtas, por sidomos e rregullon me hapësirën.
Po, ideja është që të kemi qasje në më shumë produkte,
më shumë pajisje, të cilat zakonisht janë shumë shtrenjtë. Po njëjtë edhe me projektorë, me
secilën prej këto mediumeve më të reja, se që kan fokus audio video janë të kushtueshme.
Andaj edhe ekzistojnë kompani të tilla, sa kam punuar si producent në Manifest, e kemi pasur
një kompani që ka qenë Vidisquare, është kompani belge, ti bashkë me ta e ke bërë planifikimin,
ekipi i tyre ka ardhur para se me u bo ekspozita dhe ata kanë pasur krejt pajisjet me vete, të
gjitha. A i kanë marrë me qira ata vetë? A i kanë të vetat? Ose diçka e tillë. Kanë llojllojshmëri të
produkteve, të cilat ti mundesh ti gjesh edhe ti përshtatësh shumë mirë me çka ty po të duhet, që
të kesh kualitetin më të lartë. Në Kosovë nuk kemi një kompani adekuate që e bën, ose që ka
qasje të madhe në pajisje.
Ka kompani që lëshon autoparlant me qira, po nuk do të thot që ka... atë ty çka po të duhet, që
mundet të jenë jashtëzakonisht specifike. Mundet të ketë më gjenerale dhe në atë mënyrë ti tani
përshtatesh. Edhe në bienale për shembull, shumë herë është problem puna e audios, se nuk
është që i rregullojnë edhe atje shumë mirë.
I qasën anës, sidomos të arsenallit, ku janë ekspozita një nga një vinë me rend. Për dallim për
shembull prej giardini-t, ke salla, të cilat krejt janë të hapuna, në shumicën e rasteve, pa kaluar
zëri pak të del edhe në hapësira tjera- gjithmonë ndodhë. Kjo ndodh për shembull edhe jo vetëm
te zëri, por ndodh edhe te ndriçimi. Edhe në jetën e ke edhe ndotjen jo veç akustike që është një
prej pikave problematike po është edhe ndotja e dritës së madhe. Për shembull, kemi në
Prishtinë plot vende ku kemi disa ekrane led tepër të mëdhaja që po më vjen shumë keq për ata
banorë që e kanë përballë aty, se po i sheh gjithmonë me roletnën poshtë. Nëse është problem
jashtë, edhe brenda din të jetë.

V: E vërtetë! E kam edhe një pyetje për ty Engjëll. Çka mendon që kishim mundur të bejmë
ne rreth kësaj dukurie?
Cili është opinion jot rreth luftimit të kësaj dukurie?

E: Po nëse po flitet për ndotjen akustike në qytet, një prej pikave kryesore është t'iu limitohet
lokaleve zëri, se s'duhet për shembull lokale që janë qytet- kjo është diskutim që shumë kohë-
është që një lokale nuk ishte dashtë detyrimisht ta ketë zërin e lëshuar si një club, mundet ta
ketë shumë më normale, pastaj është autoparlantet çfarë i ke; Nëse ke më shumë të vogël, ti e
shpërndan zërin shumë ma mirë se ti kesh dy më të mëdhaja, që duhesh me një pikë A ti kesh
shumë të lëshume, edhe ata persona që janë të ulur gjatë këto vende, zakonisht vuajnë pak. Po
edhe në anën tjetër është kontrollimi, mendoj ndotja akustike në qytet kryesisht pëson kësaj. Po
që është një koncert njëherë në muaj ose është për një periudhë të caktuar, ato nuk janë aq
problem, për shkak se janë edhe pjesë të ngjarjeve kolektive të përbashkëta, e kuptueshme është.
Ashtu si stadiumi, a na pengon? Jashtëzakonisht shumë po, prapë është një loje futbolli, po
mbëlidhen njerëz, por lokalet specifikisht- edhe nëse ka qasje ai lokal që dëshiron të ketë zërin
shumë më të lartë, të jetë hapësira pak më adekuate, që nuk i pengon dikujt detyrimisht.

V: Engjëll, faleminderit shumë për kohën që ke gjetur për të ardhur edhe për të diskutuar
rreth kësaj dukurie, e cila është jo veç tek ne në Kosovë, mirëpo gjithandej globit.
Kështu që faleminderit shumë!

E: Faleminderit edhe prej teje shumë! Ishte kënaqësi!

Track NameArtist Name
00:00 / 01:04
bottom of page