top of page

Prishtina Biennale x Pëllumb Bajqinovci

V: A mundesh të flasësh pak rreth ndotjes akustike prej përvojës tënde personale, se si
atakohesh ti me këtë dukuri në jetën e përditshme?

P: Realisht ndotja akustike është një problematikë shumë e madhe. Puna ime në sektorin privat
deri vonë me pjesën e gastronomisë edhe hotelerin në kryeqytetë me mungesën e një rregullore
të tillë ka pasur telashe të mëdhaja.
Ankesat edhe sot e kësaj dite janë prej sektorit të gastronomisë, përkatësisht orari i punës, edhe
pastaj niveli i zhurmës, i cili është interpretuar në forma të ndryshme.
Nëse e shohim prej viteve paraprake kan ardhur një grup i policëve, të cilët e kanë marrë një
ankesë prej një qytetari dhe këtu ka pasë dyshime në ardhjen e tyre, thotë “ka thirrjë një banor,
apo dikush i afërt, i cili duhet të jetë anonim, edhe këtu ka pasë zhurmë.”
Tani mos t'i shfaqësoj të gjithë, ka pasë edhe lokale edhe veprimtari të tjera të cilat kanë qenë
me të vërtetë të zhurmshme- por kemi pasur raste kur ka pasur thjesht xhelozi, kur ka thirrë
lokali afër për këtë tjetrin për arsye se ka pasur njerëz dhe tjetri nuk ka pasë.
Kjo me të vërtetë është interpretuar keq. Poashtu dhe ardhja nuk ka qenë e mirë. Kanë ardhë 10
policë me një lokal- ndoshta katërdhjetë metra katrorë- ne themi të armatosur deri në dhëmbë.
Arsyeja ka qenë se po bën zhurmë edhe është dhënë një dënim, i cili pastaj nuk e ka pasë
mbulesën ligjore, në bazë të shkakut se ka thirrur dikush i cili është anonim.
kurrë nuk është vlerësuar sa ka qenë ndotja akustike, edhe kurrë nuk është vlerësuar nëse me të
vërtetë ka qenë ndotje akustike.
Andaj e ndërlidha për të bërë hyrje në në këtë temë, ku në qeverisjen Rama- dhe realisht këtë
qeverisjen e re komunale- e ka marrë si prioritet dhe ka filluar me rregulloren e re të
ndotjes akustike. Me kohë duke e punuar rregulloren, i kemi futur në rregullore edhe orarin e
punës, i cili edhe ai ka pasë shumë mangësi. Ka qenë tjetër, pastaj gjatë pandemisë në kryeqytet
ka ardhur një formë e ri-organizimit dhe e kanë ndryshuar.
Pas pandemisë, kryetari i i kaluar ka bërë ndryshime jo në formë të Rregullores, por në formë të
përkohshme. Orarin u bë deri në ora 10, vetëm të premten edhe shtunë deri në 11 në mbrëmje.
Prapë edhe në atë ndryshim të orarit të punës edhe aty ka pasë papërgjeqësi ligjore, janë dënuar
shumë lokale dhe shumë tjera dhe nuk ka pasë mbulesë ligjore

V: Saktësisht, cilat janë disa prej pikave që ceken në rregulloren e re për ndotje akustike?

P: Tash, realisht unë e bisedova për të kaluarën. Shumë mirë, na ktheve në të ardhmen dhe në të
tashmen. Kjo rregullore përfshin ndotjen akustike dhe orarin e punës, është e përcaktuar me ligj
dhe i ka të gjitha dispozitat ligjore, të cilat e mbulojnë edhe në të ardhmen, ndëshkimet dhe
format e tjera të veprimit që bën komuna e Prishtinës.
Ndotja akustike do të përcaktohet me një sensor i cili vendoset në hapësirat jashtë lokaleve. Po
flasim gjithmonë për jashtë lokaleve, për arsye se tentojmë që bezdisja akustike të mos ndikojë
tek fqinjët dhe tek njerëzit që jetojnë sipër lokalit apo anash lokalit. Brenda lokalit, realisht nëse
ai lokal është mirë i izoluar edhe i ka të githa kushtet- ne po e themi në atë zhargonin popullor-
munden edhe me u shurdhu ata brenda, nëse nuk i pengojnë të tjerët.
Krejt qëllimi është mos ti pengojmë të tjerëve dhe me kriju një harmoni mes komunitetit, të cilit
është në mini-lagje.
Në këtë rast, shumica e lagjeve në qytet janë lagje të cilat janë punu athok. Banesat janë marrë,
janë shndërru në objekte afariste edhe synimi i kësaj qeverisje është të krijojmë atë harmoni në
mes komunitetit dhe komunitetet e gastronomisë me një lagje. Sigurisht një ligj apo një
rregullore kurrë nuk do t'i përshtatet objektivave të secilit mirëpo diku 80% t’i përmbushë
objektivat edhe të jetë e njëjtë për të gjithë. Ky është synimi.

V: Domethënë kjo rregullore vlen vetëm për gastronominë, saktë?

P: Rregulloja vlen për momentin vetëm për gastronomi, lokale, e të tjera hoteliere.
Nënkupton, lokalet hoteliere apo gastrome, të cilat janë të vendosur në lokale tamam hoteliere,
në pompa të benzinës, fast foods, marketet- shumica e marketeve në Prishtinë e kanë edhe
sektorin e gastronomisë brenda tyre.
Kjo e përfshin të gjithë sektorin ku ka lëvizje të njerëzve për shërbime gastronomike,
është e përcaktuar shumë mirë. Lokalet kanë aplikuar dhe ende vazhdojnë për të aplikuar për
vendosjen e sensorëve akustikë jashtë lokaleve të tyre, realisht i vendosim në hyrje edhe në
terasat përreth dhe e përfshin rregulloren e orarit të punës. Edhe kjo është shumë mirë e
përcaktuar. Lokalet që janë në kafe - bar apo bar i vogël, lounge bar punojnë deri në orën 24 të
mbrëmjes, lokalet e cila fillon natën- diskotekat fillojnë prej orës 12 dhe përfundojnë në ora 2 në
zonat urbane dhe përfundojnë në ora 5 në mëngjes në zonat jashtë pjesës urbane.

V: Një problem tjetër që mendoj që edhe kryeqyteti e ka, që është tepër vizibil është edhe
trafiku, që është një prej faktorëve më të rëndësishëm sa i përket ndotjes akustike në
Prishtinë- çka mendon, cili është mendimi yt rreth ndotjes akustike të trafikut në
Prishtinë?

P: Ke të drejtë plotësisht. Ndotja akustike shumicën e rasteve, sidomos në orët e mëngjesit vjen
prej zhurmës që e krijojnë automobilat. Kemi ndotjen prej punë-kryesve, ndërtimet e mëdha që
po bëhen në lagjet e reja dhe aty kemi një ndotje jashtëzakonisht të madhe.
Nëse kishim filluar duke i përfshi të gjithë ndotësit themin ‘akustik’, kjo rregullore do të ishte
zgjatë shumë.
Brengat më të mëdha të komunitetit të Prishtinës dhe atyre që jetojmë përreth lagjeve
gastronomike kan qënë fiks ndotja prej sektorit të gastronomisë. Andaj, kjo rregullore e përfshin
vetëm këtë sektor.
Me tendencë se pas përfundimit të kësaj rregullore, instalimit të gjitha sensoreve dhe
zbatueshmërinë, ta shohim ushtrimin si do të shkon dhe efektet që do të japë kjo rregullore,
atherë fillojmë me një rregullore, e cila do të përfshijë pjesën industriale, të flasim për
automobilia të rrugës, ndërtuesit, ndërtimet e larta në kryeqytet, lëvizjet e kamionave të mëdha
gjatë ditëve të punës apo gjatë vikendit dhe mendoj se pastaj kjo rregullore do të përfshijë këta
ndotësit tjerë.

V: Kur pritet rregullorja të hy në implementim?

P: Rregullorja, përkundër disa vështirësive që ka pasur të vogla, dhe hezitimit të sektorit të
gastronomisë të aplikon dhe të jetë pjesë e rregullores, është në vazhdim.
Mendoj shumë shpejt do të fillojmë, i kemi marrë dikund deri tani 600-700 kërkesa nga
objektet e gastronomisë në kryeqytet. Një bashkëpunëtor që ka krijuar sensorin privat, është
duke i instaluar pajisjet. Mendoj që për një kohë të shkurtër do t’i vendosim pajisjet dhe me
vendosjen e 80% të pajisjeve nëpër lokale do të fillonte implementimi.
Realisht, një lloj implementimi ka filluar edhe tani. Lokale tek të cilat e kanë të instaluar
sensorin akustik ne e kemi një softuer, i cili po e përcjell lëvizjen atje. Kemi një fazë testuese dhe
jemi duke përcjellur edhe lirishmërinë e kurbave të ndotjes nëpër shumicën e lokaleve
gastronomike, në shumicën e lagjeve në kryeqytet. Andaj, mundem të themi që jemi në fazën
testuese.
Me vendosjen e gjithë sensorëve, ajo fazë testuese përfundon dhe fillojmë me fazën reale,
implementimi direkt, ndëshkimin dhe formave tjera të funksionimit.

V: Super! Unë, si qytetar i Prishtinës, po ndihem shumë i lumtur për këtë, për shkak se
edhe në pjesën ku banon ka një ndotje shumë të madhe akustike sa i përket pjesës së
gastronomisë. Do të doja të ndalemi pak në pjesën personale. A mundesh të veçosh
ndoshta një rast kur ke vërejtë një ndotje të tillë akustike, që të ka ndikuar ty personalisht
keq edhe ke thënë, ok, tash po e shoh çka është ndotja akustike.

P: Pajtohem, dhe të jemi të drejtë, unë qëndrimin më të madh e bëj këtu tek kafetë e rakisë,
rrugën dy korriku. Pas implementimit të fazës së rivitalizimit të asaj rruge është larguar trotuari,
është vendosë kalldermi dhe jemi munduar të japim atë pamjen e bar/taverave të vjetra të
kryeqytetit e kemi ndërlidhur edhe me pjesën e ndriçimit, që duket klasik. Besoj se shumë
shpejtë brenda këtyre dy javëve do të vendosen edhe një pjesë e gjelbërimit. Kemi largu disa
streha të vjetra, e kemi vendosë streha të reja, por shpresojmë se deri më datën dy korrik, kur
është një përvjetor i asaj rruge të kryhen të gjitha.
Insistimi im këto ditë që thatë “a më ka penguar”- nuk ka ndotje akustike, themi ndoshta si disa
lagje të tjera. Mos them që është e qetë. Po, është më e qetë se lagjet e tjera, mirëpo aty këto ditë
e kam vërejt problematikën e grumbullimit të mëdha të karrigave, tavolinave në rrugë. Realisht
është mbyllë rruga për kalimtar në disa segmente të saj dhe kam kërku urgjent dhe prej
Departamentit tonë të Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë të Inspekcionit të intervenojnë dhe të
fillojnë shumë shpejt ti shënojnë- shenjëzimi thirret, shfrytëzimit të hapësirës publike përpara,
të fillojmë shpejt edhe me urdhër-pagesat për pagesë e shfrytëzimit të hapësirës publike. Për
arsye se edhe revitalizimi i rrugës nuk është bërë vetëm për komunitetin i cili po punon aty, ka
edhe njerëz tjerë që jetojnë aty, andaj vijueshmëria apo kalueshmëria e rrugës do të jetë për
gjithë të njëjtë, jo ta shfrytëzojmë tani secili për nevoja të veta.
Atë e kam parë si një mangësi, edhe pse jam aty që duhet të intervenohet shpejt e duhet me sanu
atë problematikë.

V: Ku mendon që qëndron Prishtina në vitet e ardhshme sa i përket nivelit të ndotjes
akustike? Duke e përfshirë edhe Rregulloren, edhe periudhën kur do të implementohet, ku
do të qëndroj, cilat do të jenë ndryshimet?

P: Mendoj se kjo temë edhe kjo problematikë ishte kryer më herët edhe kishte pasur zgjidhje më të
hershme. Unë tani mos flas për të kaluarën, mirëpo mendoj se qeverisjet e kaluara do të ishin duhur
të fillojnë me këtë problematikë më herët, dhe çdo qeverisje kur e merr mandatin, të ketë prej diçka
të vazhdoj. Gjithmonë po e them, tani nuk po flasim vetëm për ndotjen akustike, nëse flasim edhe
për problematika të tjera, të shumta që janë në kryeqytet.
duhet me fillu në diçka të mirë, të pastër. Nëse nuk përfundon gjatë atij mandati qeverisja e re duhet
ta merr dhe vazhdon prej një pike e cila nëse themi është në zero, e ka marrë në tre dhe synimi është
të mbërrijmë te pika dhjetë.
Nëse flasim për ndotjen akustike, e kemi marrë me problematikën as zero- nën zero, me
problematika tregova të madh ku zbatues i asaj qetësisë në qytet ka qenë policia, dhe sinqerisht për
mua është dukë pak e vrashtë, edhe sot duket pak e vrashtë. Unë mendoj se në këtë rast kryeqyteti-
nuk po i themi Komuna e Prishtinës, kryeqyteti Prishtina ka mekanizma dhe ka rregullore ku çdo
mungesë, çdo ndëshkim të sektorit të caktuar mundeni ta bëni me aparate që i ka brenda edhe mos
të duket shumë-dhunshëm. Secili ka me paguar në pjesën financiare të dënimit edhe ajo është forma
më e mirë për të filluar me vetëdijesimin.
Andaj mendoj se kjo qeverisje këtë pjesën e ndotjes akustike ka marrë prej zeros dhe ka filluar të
lëvizë. Prej jashtë duket që gjithçka përfundohet shumë shpejtë, përfundohet shumë mirë, mirëpo
çdo rregullore apo çdo problematikë e ka edhe atë pjesën ligjore prapa saj. Duhet të kompletohet me
të gjitha elementet për të qenë funksionale. Nuk mjafton vetëm vullneti jonë, apo i kryetarit Rama,
apo i tjerëve për të sanu një problematikë, nëse nuk garantojnë edhe elemente tjera përcjellëse të saj
për me pasë efikasitet.

V: Për fund do të doja të pyes cila do të ishte mënyra e duhur që ne si qytetarë edhe si
individë të mundemi të kontribojmë rreth kësaj dukurie në Prishtinë.

P: Gjithmonë e them dhe tani po e them, askush prej nesh nuk është perfekt, realisht ne-
komuniteti i cili po jetojmë për momentin në kryeqytet, edhe ne jemi bartës të disa dukurive të
tjera jo të mira në kryeqytet. Vetëdijësimi i secilit veç e veç mendon që merr kohë. Në këtë rast,
kryeqyteti i Prishtinës duhet të filloj me programe dhe me ngjarje të cilat realisht sensibilizojnë
atë gatishmërinë e komunitetit që të jenë pjesëmarrës në aktivitete të tilla. Vetëm përmes
vullnetit tonë të mirë, përmes aktiviteteve qoftë të kryeqytetit, qoftë organizatave të shumta, të
cilat punojnë edhe veprojnë në kryeqytet, si jo qeveritare, si tjerat, të cilat me të vërtet kanë
projekte të mira, kanë qëllim vetëdijesimin e caktuar për problematika apo për nevoja të
ndryshme- përmes këtyre ngjarjeve duhet ngritur vetëdija e komunitetit.
E kam përmendur edhe më herët, janë disa diskutime publike që mbahen në Kuvendin e
kryeqytetit të Prishtinës, ku diskutohet për tema të ndryshme, kam bërë thirrje se komuniteti
duhet të marrë pjesë në ato diskutime publike.
Aty duhet të ngritet zëri për nevojat e ndryshme, të cilat na shqetësojnë, qoftë të lagjes, qoftë në
sektor të caktuar industrial, qoftë sektorit sportiv, qoftë për fusha, qoftë për rekreacion, edhe
përmes ngritjes së zërit të kërkojmë më të mirën për komunitetin dhe për qytetin. Andaj,
mendoj se vetëm kryeqyteti- ose ne të deleguarit në këtë rast e kryeqytetit, nuk mjaftojmë për të
sanuar problemet më.
Komuniteti ka shumë rëndësi përmes tyre ne marrim një ide për një problematikë që ekziston,
edhe ndaj pastaj atë problematikë të vogël e bëjë më të madhe deri në sanimin e saj.

V: Pëllumb faleminderit shumë për kohën që ke nda për të ardhur dhe për të ndar një
eksperiencë personale dhe profesionale sa i përket ndotjes akustike, kështu që në emër të
Paper Gallery, faleminderit shumë!

P: Faleminderit për ftesën!

V: Faleminderit!

Track NameArtist Name
00:00 / 01:04
bottom of page